PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 21 October 2008




Publikue ne albanovaonline.com me 9.6.2008





Pjetėr Marubbi - babai i fotografisė shqiptare

Me rastin e 105-vjetorit tė vdekjes sė fotografit tė shquar

Qerim Vrioni


Ardhja e italianit Pietro Marubbi (Piaēenca, 1834-Shkodėr,1903) nė Shqipėri nė mezin e shekullit XIX, ishte ndoshta njė rastėsi, por pėr fatin e kulturės tonė rezultoi mjaft e mbarė. Ai ishte marrė nė vendlindje me edhe me veprimtari patriotike kundra pushtimit austro-hungarez. Ndjekjet pėr kėtė e shtrenguan tė ikte nga Italia dhe tė shkonte nė fillim nė Korfuz e mė pas nė Vlorė. Kėshilla e konsullit Italian nė Vlorė pėr tė shkuar nė Shkodėr “se atje ka katolikė”, nuk do zinte vend nėse atje nuk do gjente edhe mjedisin kulturor europian tė kėtij qyteti. Nė qytetin e lindjen, Pietro Marubbi kishte lėvruar pikturėn, skulpturėn, arkitekturėn dhe…fotografinė. Me kėtė tė fundit italiani nga Piaēenca vendosi tė merrej nė vendbanimin e ri. Kėshtu, ai rreth vitit 1855, hap nė Shkodėr atelien e parė fotografike me emrin “Studio Marubbi”, mė e para nė vend e nga tė parat nė Ballkan.
Filloi tė fotografoje me procesin e kolodiumit tė lėngėt si nė tė gjithė Europėn, kryesisht njerėz tė njohur, por edhe tė panjohur tė qytetit. Ndėr fotografitė e kėsaj periudhe ėshtė dhe ajo e kaēakut tė njohur tė krahinės, Hamz Kazazi (1858), me tė cilėn ze fill fotografia shqiptare. Tri vjetė mė pas (1861), realizon peizazhin e parė fotografik qė paraqet Shkodrėn Dalėngadalė, Pietro Marubbi nisi tė pėrthithti mendėsinė e shqiptarėve dhe nė saje tė mikpritjes sė veēantė tė shkodranėve ndaj tij. Kėshtu, pasi mėsoi edhe shqipen, shkodranėt ia shqiptarizuan emrin nė Pjetėr. Duke qėnė nga pak edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale tė Kishės Ortodokse tė qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarė tė ndryshėm pėr aftėsitė e fėmijve tė tyre nė artet pamore. Njė nga kėta ishte dhe Arsen Idromeno qė me kėshillėn e mjeshtrit Marubi e dėrgoi djalin e tij Kol tė studionte pikturė nė Venecie tė Italisė. Ndoshta piktori i njohur Kol Idromeno ėshtė njė dhuratė e madhe e Pjetėr Marubit pėr kulturėn tonė.

 
 

Ndėrkohė, mjeshtri filon tė dali nga atelieja e tė fotografoj nė natyrė subjekte shoqėrore, por edhe historike. Kėsaj periudhe i pėrkasin foto tė tilla si shumė e njohura “Lypės nė rrethinat e Shkodrės” (1875) me forcė tė madhe shprehėse, si dhe “Portret gruaje”(1878) e “Cigania e vogėl”. Me vlera tė mėdha ėshtė dhe fotoja e Pjetėr Marubit qė paraqet delegatėt e Vilajetit tė Shkodrės nė Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo qė pasqyron Kryengritjen e Mirditės (1876-1877). Me kėto foto ai nis bashkėpunimin e gjatė me revista tė njohura europiane si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustraed London News”, duke u bėrė kėsisoj fotoreporteri i parė nė histori tė fotografisė shqiptare. Fotot e Marubit mbi lėvizjet luftarake tė shqiptarėve pėr liri, janė pothuaj vėrsnike me ato qė mbahen mė tė parat fotografi botėrore tė luftės si tė anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Pėrmendim gjithashtu se ai ka realizuar fotografitė e para nė Malin e Zi (1865). Fotografitė nė atelie, P.Marubi i realizonte me ndriēim natyror qė hynte nga njė baxhė (dritare nė ēati), ku hapėsira e futjes sė dritės ishte e ndryshueshme. Si sfonde, brenda nė studio, mjeshtri ashtu si gjithė kolegėt e tij europianė, pėrdorte beze tė pikturuara tė pėrshtatėshme me ate qė do fotografohej, si natyra tė qeta, peizazhe tė natyrės shqiptare, pamje te mjediseve familjare etj.

 
 

Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda atelies edhe bar, degė e trungje pemėsh, pėrherė me lidhje ideore me subjektin qė do fotografonte. Nė fillim , Marubi pėrdori procesin kolodium nė pėrgatitjen e negativit, ndėrsa rreth viteve1885-1890, e zevendėsoi me pllaka tė thata xhami tė prodhuara nė mėnyrė industriale nė fabrika me xhelatinė bromuri argjendi, ēka lehtėsonte mjaft dhe e bėnte mė praktik fotografimin. Pjesa mė e madhe e fotove tė tij, janė stampuar nė bardhė e zi, por tė tjera edhe nė sepje. Krijimtaria fotografike e Pjeter Marubit, pėrfshin shumė zhanre si fotoportretin, peizazhin natyror dhe urban, etnografinė, historine, fotografinė me subjekte sociale etj. e, nė njė farė mėnyre ajo pėrbėn njė “minierė” tė vyer pėr studiues tė fushave tė ndryshme tė shkencės. Aparatet e tij nė fillim tė veprimatrisė ishin prodhime franceze dhe gjermane me pėrmasa 30cm me 40 cm. Shumė foto tė tij janė shtypur edhe si kartolina postare qė kėrkoheshin nga tė huajtė pėr bukurinė dhe ekzotikėn e tyre. Pjetėr Marubi, ėshtė nderuar edhe me njė medalje arit (“Premiato con Medaglia d’Oro”) pėr fotografi e, kėtė e mėsojmė nga njė kartolinė, ku fatėkeqėsisht, nuk pėrcaktohet as data e as vendi i konkursit.
Rreth vitit 1885, Pjetėr Marubi merr si “djalė dyqani” pesėmbėdhjetvjeēarin, Mikel Kodheli, i cili krahas punėve tė pėrditėshme, nisi tė mėsonte edhe tė fshehtat e procesit tė fotografimit. Kjo gjė i pėlqeu dhe mjeshtrit plak qė filloi ta ndihmonte pa u kursyer djaloshin qė jepte shenja se mund tė bėhej fotograf i zoti. Dhe nuk u gabua. Pa mbushur ende njėzet vjeē, Keli (Mikeli) i njihte pothuaj tė gjitha skutat e zanatit, madje edhe me kėrkesa artistike.
Nė vitet e fundit tė jetės sė tij, Pjetėr Marubi, ndjente njė farė qetėsie shpirtėrore. Ai jo vetėm qė kishte “mbjellė” fotografinė nė Shqipėri, por kishte krijuar edhe njė vazhdues tė denjė tė punės sė tij. E, kjo nuk ishte pak pėr tė. Kėshtu, Kel Kodheli mė pas me mbiemrin Marubi, pas shuarjes sė Marubit-plak, e ēoi mė tej veprimtarinė fotografike tė “Studio Marubi-Shkodėr” si nė pikpamje teknike, ashtu edhe artistike tė filluar nga Pjetėr Marubi, i cili gjithsesi e ka monumentalizuar emrin e tij si babai i fotografisė shqiptare.





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >